Policia po heton vdekjen e një gruaje në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur dje në Gjilan si pasojë e rënies në një bunar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur në Gjilan, pasi ka rënë në bunar.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga bunari dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ata kanë përfunduar duke treguar se rasti është nën hetime.

“Gjilan, 09.08.2023 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar  ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një  bunar.  Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.  Në lidhje me rastin janë njoftuar  njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika