Policia po i heton dy vdekje në Gjilan dhe një në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për tri raste të ndara të vdekjeve, të cilat kanë ndodhur në Gjilan dhe në Gjakovë, e që të njëjtat janë raportuar në raportin 24-orësh të policisë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për tri raste të ndara të vdekjeve, të cilat kanë ndodhur në Gjilan dhe në Gjakovë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në rastin e parë thuhet se viktima teksa ishte duke therur një kafshë, të njëjtit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Pas dërgimit në qendrën Emergjente, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, të shtunën e tre shkurtit.

“Gjilan  03.02.2024, 10:30. Viktima mashkull kosovar deri sa  ishte duke prerë një  kafshë iu kishte keqësuar  gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku  kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij . Me vendim të prokurorit  trupi  i pajetë është dërguar në IML  për obduksion”, thuhet në raport.

Në po të njëjtin qytet, një qytetar është gjetur i vdekur në dhomën e tij.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur të premten e dy shkurtit.

“Gjilan 02.02.2024-23:45. Viktima, mashkull kosovar është gjetur i vdekur në  dhomën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori,  ku me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, vijon njoftimi.

Një tjetër rast i cili po hetohet nga Policia e Kosovës ka ndodhur edhe në Gjakovë, të shtunën në mesditë.

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij thuhet në raport.

“Gjakovë  03.02.2024, 13:00. Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në dysheme ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika