Policia sekuestron 10 kilogramë kokainë në një veturë në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë,

Policia e Kosovës, në operacionin e koduar “007”, ka sekuestruar 10 kilogramë kokainë, e cila kishte vlerën e tregut prej 450 mijë euro. Substanca u gjet në një veturë të ndaluar në Fushë-Kosovë-Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një operacion të koduar “007”, gjatë të cilit ka sekuestruar 10 kilogramë e 224 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë. Operacioni ka ndodhur të hënën në magjistralen Fushë-Kosovë-Prishtinë, ku policia ndali një veturë me targa vendore e drejtuar nga një shtetas kosovar, Z. J.

Vlera e substancës e sekuestruar është rreth 450 mijë euro. Gjatë kontrollit të veturës, policia ka zbuluar substancën në bagazh dhe, në përputhje me urdhrin e prokurorit kompetent të krimeve të rënda, ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në komunën e Graçanicës.

“Me datën 21.10.2024, në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike. Gjatë operacionit policor të koduar “007”, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450000 (katërqind e pesëdhjetë mijë euro).”.

Gjatë këtij operacioni, janë konfiskuar gjithashtu një veturë, 1,445 euro, 8,970 dinarë, dy telefona celularë dhe 17 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin, në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent të krimeve të rënda, është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës. Gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: · 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, · një veturë me targa vendore, · 1445 (njëmijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro), · 8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë), · dy telefona celularë, · 17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika