Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se gjatë periudhës 23 shkurt deri më 1 mars 2026, stacionet policore kanë sekuestruar një numër të konsiderueshëm armësh dhe municioni pas një pune intensive hetimore.
Në total janë konfiskuar: 2 pushkë, 1 pushkë “dhjetëshe” me 9 fishekë kalibri 7×62 mm, 1 pushkë gjuetie me 18 fishekë kalibri 7.62×39 mm, 1 revole TT, 1 pistoletë Zoraki 917-T, 1 karikator dhe 1 fishek 9×19 mm, 1 thikë.
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.