Policia sekuestron kallashnikov, para e pasaportë serbe gjatë bastisjeve në Prishtinë e Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në koordinim me prokurorinë, gjatë të cilit janë bastisur tri lokacione në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Nga bastisjet janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, 58 fishekë, katër telefona, pajisje DVR, 3,920 euro para të gatshme, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një laptop, dy kartela bankare, një maskë dhe një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të fundit nga rubrika