Policia sekuestron pajisje dhe dokumente – dy persona intervistohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit, Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë dhe zyrën e një kompanie private të martën ka sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë intervistuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregulltë lidhur me rastin në Ministrinë e Bujqësisë.

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se janë sekuestruar pajisje elektronike si kompjuterë, telefona si dhe dokumente të ndryshme në lidhje me rastin. Pk-A bëri të ditur se dje janë ryer kontrolle në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrën e një kompanie private dhe Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

NN. Më 27.05.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, janë kryer kontrolle në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrën e një kompanie private dhe Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje elektronike (kompjuterë, telefona), si dhe dokumente të ndryshme në përputhje me urdhëresën e Gjykatës. Dy persona meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe pas intervistimit në prani të avokatëve me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”., thuhet ne raportin ditor.

Ndryshe, Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pas një intervistimi pesëorësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës, në lidhje me kontratën e dyshimtë 60-milionëshe për menaxhimin e mbetjeve të nënprodukteve shtazore.

Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Është liruar ne procedure te rregullt, është intervistuar ne cilësinë e te dyshuarit dhe intervistimi tashme ka përfunduar”, ka njoftuar Luta për Dukagjinin.

Për të njëjtin rast është intervistuar edhe Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha, nga e njëjta njësi hetimore e Policisë së Kosovës. Hetimet lidhen me dyshimet për keqpërdorime në tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Gjatë ditës janë kryer bastisje në disa lokacione të rëndësishme, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika