Policia sërish në veri sekuestron armë, municion dhe mjete tjera ilegale

Falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në veri të Mitrovicës, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas njoftimit, gjatë kryerjes së detyrave rutinore dhe komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët, policia ka marrë informata se në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane mund të ndodheshin mjete ilegale.

Menjëherë janë ndërmarrë veprime nga zyrtarët policorë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një karikator i zbrazët për armë të gjata
  • Një bajonet
  • Shishe plastike e mbushur me saqme
  • Kapsula për fishek
  • Sasi baruti
  • Një rryp brezi ushtarak
  • Një minë kundër këmbësorik me detonator
  • Pjesë për mbushje të fishekëve
  • Targa të ish-Milicisë
  • 18 fishekë të kalibrave të ndryshëm (përfshirë 12.7 mm dhe 20 mm)
  • Një xhaketë dhe një palë doreza ushtarake
  • Katër kemisha të Policisë së Serbisë

Për shkak të pranisë së materialit eksploziv, në vendngjarje ka dalë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), e cila ka marrë sasinë e barutit, fishekët e kalibrave 12.7 mm dhe 20 mm, si dhe minën me detonator.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika