Policia shpall në kërkim Xhemajl Nuhiun, i dyshuar për vrasjen në Hajvali

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Xhemajl Nuhiun, i dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Hajvali.

Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, me autorizim të Prokurorisë, kërkon ndihmën e qytetarëve për të siguruar informacione që mund të çojnë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Personi i dyshuar ndodhet në arrati, prandaj për çdo informatë që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, na kontaktoni në: [email protected], përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose në numrin 192”, thuhet në komunikatë.

Policia ka publikuar edhe dy fotografi të Nuhiut, duke u bërë thirrje qytetarëve që posedojnë informacione të kontaktojnë menjëherë autoritetet.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika