Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shënuar përfundimin e trajnimin në Regjimentin e 13-të të Karabinierëve në Gorizia, Itali.
Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka bërë të ditur se pjestarët e saj kanë përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve-Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)” të mbajtur në Itali.
Përgjatë këtij kursi, pjesëmarrësit përfituan njohuri që përfshini hyrje-dalje nga automjetet, rreshtimi në tokë, përparimi i te rreshtuarve në tokë, rreshtimi nën mburoje, përparimi drejt barrikadave.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit bilateral të Kosovës dhe Italisë dhe njëherësh, falë angazhimit të një Toge të Karabinierëve të komanduar nga pjesëmarrësit e kursit.
Të dielën e 26 qershorit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kadetët e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë duke zhvilluar stërvitjet përkrah ushtarëve të NATO-s.
Kadetët e FSK-së zhvillojnë stërvitjen përkrah ushtarëve të NATO-s