Policia zbulon tre laboratorë droge në veri të Mitrovicës, arrestohen dy të dyshuar serbë

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se zbulohen tre laboratorë dhe arrestohen dy të dyshuar në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës ka zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës dhe ka arrestuar dy të dyshuar serbë.

Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizuar në tri lokacione, gjatë këtij aksioni janë zbuluar dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.

“Policia e Kosovës me angazhime konkrete në parandalimin dhe luftimin e abuzimit me droga. Zbulohen tre laboratorë, arrestohen dy të dyshuar në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë siç jeni njoftuar më herët, sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, ka realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore. Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizuar në tri (3) lokacione. Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse, njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy (2) persona të dyshuar meshkuj serbë, përderisa të gjitha veprimet e tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.

“Policia mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika