Polonia kërkon 1.3 trilion euro dëmshpërblim nga Gjermania

Polonia ka paraqitur një vlerësimin mbi dëmin ekonomik të shkaktuar nga pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore, dhe është duke kërkuar nga Gjermania 1.3 trilion euro, aq sa pretendon që janë dëmet financiare

Pranë Sochaczew gjatë pushtimit gjerman të Polonisë, në vitin1939.

Një komision parlamentar në Poloni ka paraqitur vlerësimin e tij mbi dëmin ekonomik të shkaktuar nga pushtimi i Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërsa, opozita ka akuzuar qeverinë për një “fushatë antigjermane”.

Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë konservatore në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS), prezantoi të enjten një raport që shqyrton dëmet financiare të shkaktuara nga pushtimi i Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

Kaczynski ka thënë se një komitet parlamentar zbuloi se humbjet arritën në 6.2 trilionë zloty (afërsisht 1.32 trilion dollarë ose 1.32 trilion euro) dhe shtoi se Polonia do të kërkonte zyrtarisht dëmshpërblime.

Shuma, e cila përfaqëson rreth një të tretën e GDP-së së sotme të Gjermanisë dhe rreth një të gjashtën e PBB-së globale gjatë luftës, është më e lartë se vlerësimet e mëparshme prej rreth 850 miliardë eurosh nga anëtarët e partisë nacionaliste PiS.

“Shuma që u prezantua u miratua duke përdorur metodën më të kufizuar, konservatore, do të ishte e mundur të rritet,” ka thënë Kaczynski, njofton DW.

Kryeministri, Mateusz Morawiecki, mori pjesë gjithashtu në publikimin ceremonial të raportit të së enjtes në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të rindërtuar nga rrënojat e kohës së luftës. Megjithëse Morawiecki është kreu i qeverisë, kreu i partisë Kaczynski shihet ende si forca lëvizëse brenda PiS.

Raporti u publikua për të përkuar me përvjetorin e pushtimit të Polonisë nga Gjermania më 1 shtator 1939 , i cili tani perceptohet gjerësisht si fillimi i asaj që do të bëhej Lufta e Dytë Botërore.

Polonia u pushtua gjithashtu nga Bashkimi Sovjetik nga pjesa lindore, si pjesë e një marrëveshjeje të atëhershme sekrete midis Gjermanisë së Hitlerit dhe sovjetikëve të Stalinit, duke ndarë Evropën Lindore mes tyre.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika