Porositë e takimeve në Berlin

Takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, mbetet një nga takimet më të rëndësishme të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nga takimi i tyre doli edhe një fotografi ku shihet se Kurti ishte ulur në krah të kancelarit gjerman.

Pas kësaj Scholz, në të njëjtën zyrë priti edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin.

Por, vendi se ku ishin ulur të ftuarit tash kishte ndryshuar, Kancelari gjerman Vuçiqin e kishte ulur ballë për ballë.

E këto fotografi dhe mënyra e uljes nxitën shumë reagime në Kosovë dhe Serbi.

Eksperti i protokollit dhe ish- shefi i protokollit shtetëror, Haki Merovci, thotë se bazuar në këto fotografi dëshmohet se Kurti është favorizuar nga kancelari gjerman.

“Nëse shikohet vendosja e zotëri Kurtit, ai është në pozicion pak më favorizues, pro që është më e lehtë ta shqioqj homologun e tij në anën e e djathtë. Atij (Vuçiqit) i ka dhënë mesazh kancelarit gjerman për rolin, rëndësinë dhe sfidat që e presin Vuciqin gjatë dialogut”, tha Merovci për RTV Dukagjinin.

Qëndrimin e Kancelarit këmbën mbi këmbë ish-shefi i protokollit shtetëror, Haki Merovci e sheh si pjesë të personalitetit.

Ndërkohë Merovci  ka një koment edhe për fotografinë e shpërndarë nga presidenti serb, ku në qëndron musafiri e jo nikoqiri.

“Mirëpo, nëse është numri tre, është lehtësi për protokoll. Syni i protokollit, vendosja e Vuçiqit është në vendin jo të duhur. Në vend të tij, në qendër është dashur të vendoset nikoqiri, një rang i lartë”, tha ai.

Ndërkohë, për politologun kosovar Agon Maliqi, ky takim nxorri në pah një gjë.

“Nuk ka interesim për vazhdim të dialogut, kjo është si një lloj adeti në shenjë respekti ndaj nismës gjermane dhe vetë insistimit të kryeministrit gjerman”, potencoi Maliqi.

Sipas tij, presidenti serb po mundohet që presionin për raportet me Rusinë ta shfrytëzojë politikisht.

“Për mua deklaratat pas darkës më shumë tregojnë se nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimet dhe pozicionimet sepse Vuçiq këtë kthim drejt perëndimit duket që ka filluar ta bëjë deri në një masë. Do ta përdor si kreditë politike dhe të paraqitet si palë konstruktive dhe e gatshme për të përmbyllur dialogun me Kosovën”, theksoi ai për RTV Dukagjinin.

Ndërkohë deputetë të opozitës sot e kanë kritikuar Kurtin për mungesë të transparencës në dialog, ndërsa kanë kërkuar që pas çdo takimi të raportojë në Kuvendin e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika