Prattipati pas takimit me Kurtin: Me rëndësi që partitë serbe të përfshihen në zgjedhje

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me tendencat për të ndaluar pjesëmarrjen e partive serbe, përkatësisht Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Prattipati ka thënë se ka theksuar rëndësinë që komuniteti serb të përfshihet në procesin zgjedhor, duke paralajmëruar se çdo tentim për kufizimin e kësaj të drejte do të ishte problematike.

“…Me kryeministrin në detyrë për veprimet, që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Vetëvendosje po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces”, ka thënë Prattipati.

Të fundit nga rubrika