E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të theksuar nevojën urgjente që udhëheqësit politikë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të bashkëpunojnë për tejkalimin e ngërçit institucional në vend.
Në këtë takim, diplomatja amerikane ka thënë se një demokraci funksionale nuk mund të ekzistojë pa mundësinë që të gjithë qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të lirë dhe të drejtë.
Ajo paralajmëroi se bllokimi i partive legjitime politike, qoftë përmes manovrave politike apo pengesave procedurale, përbën kërcënim serioz për integritetin e procesit demokratik në Kosovë.
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua sot me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti për të theksuar nevojën urgjente që udhëheqësit politikë të Kosovës të marrin përgjegjësi dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur ngërçin institucional që po vazhdon. Ajo nënvizoi se një demokraci funksionale kërkon që të gjithë qytetarët të zgjedhin lirshëm përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive legjitime politike, qoftë përmes taktikave politike apo pengesave procedurale, kërcënon integritetin e procesit demokratik.
E Ngarkuara Prattipati bëri thirrje që të gjithë udhëheqësit të tejkalojnë ndarjet dhe të përmbushin mandatin që u është dhënë nga populli i Kosovës”, thuhet në njoftim.