Prattipati takon Kusari-Lilën, diskutojnë për partneriteti ekonomik

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministren Mimoza Kusari-Lila për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Sipas njoftimit të Ambasadës, gjatë takimit, palët u fokusuan në rritjen e mundësive për tregti dhe investime, si dhe në forcimin e klimës së biznesit për kompanitë amerikane dhe kosovare, njofton Dukagjini.

Prattipati theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave që krijojnë një mjedis më të favorshëm për investitorët e huaj, duke nënvizuar potencialin e madh për thellimin e partneritetit ekonomik mes dy vendeve.

Sipas saj, bashkëpunimi SHBA–Kosovë në fushën ekonomike ka dhënë rezultate konkrete dhe ekziston hapësirë për zgjerim të mëtejshëm, veçanërisht në sektorë me interes të përbashkët.

Takimi u vlerësua si një tjetër hap në drejtim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me Ministren Mimoza Kusari-Lila për të diskutuar zgjerimin e mundësive të tregtisë dhe investimeve SHBA–Kosovë. E ngarkuara me punë inkurajoi përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur një mjedis miqësor për biznesin për kompanitë amerikane dhe kosovare, duke nënvizuar potencialin e madh për të ndërtuar mbi partneritetin tonë ekonomik të orientuar drejt rezultateve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika