“Premtuan prodhim, stimuluan importin”-Rukiqi: Kurti po gënjen dhe po manipulon opinionin me politika ekonomike

Ekonomisti Berat Rukiqi, kandidat i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për deputet, ka kritikuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë paraqitjes së tij në emisionin Debat Plus.

Rukiqi ka deklaruar se Albin Kurti gënjen dhe tenton të manipulojë opinionin publik. Sipas tij, Vetëvendosje para katër vitesh kishte deklaruar se do t’i jepte prioritet sektorit prodhues.

“Politika e tyre ekonomike do të orientohet drejt zvogëlimit të deficitit tregtar. Pra, kemi me eksportu më shumë, kemi me zëvendësuar më shumë importe, ka me u prodhu më shumë këtu dhe, në anën tjetër, kemi me pas mundësi që paraja të mbetet këtu”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka shtuar se, në praktikë, e gjithë skema dhe politika ekonomike e qeverisë, sidomos ajo e stimulimit të drejtpërdrejtë të importit, e dëshmon të kundërtën.

“Këto 100 eurot që i shpërndan janë plot 200 milionë euro këtë vit deri tani, kur po flasim, duke e krahasuar me vitin 2024”, është shprehur ai.

Rukiqi ka theksuar se çdo deklaratë e kryeministrit është e pavërtetë dhe se kjo, sipas tij, nuk ndodh vetëm nga keqinformimi, por edhe nga mosdija dhe, së dyti, nga qëllimi për manipulim të opinionit dhe krijim të propagandës.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika