Presidenca anulon tenderin për planin e fizibilitetit për rezidencën presidenciale

Presidenca e Kosovës ka anuluar tenderin për hartimin e planit të fizibilitetit që do të vlerësonte nëse lagjja “Prishtina e Re” është vend i përshtatshëm për ndërtimin e një godine të re presidenciale.

Vendimi për anulim është publikuar më 29 korrik 2025 në platformën e-prokurimi, me arsyetimin se “janë krijuar rrethana të reja që e pamundësojnë vazhdimin e këtij aktiviteti”.

Tenderi ishte hapur për hartimin e një plani fizibiliteti me vlerë 25 mijë euro dhe afat përfundimi prej tre muajsh. Tre operatorë ekonomikë kishin aplikuar për këtë projekt.

Vetëm pesë ditë para anulimit, më 24 korrik 2025, Presidenca kishte njoftuar se presidentja Vjosa Osmani nuk e ka miratuar planin ideor të parashtruar për objektin presidencial, duke theksuar se ai do të rishikohet. Megjithatë, nuk ishte paralajmëruar se mund të anulohej tërësisht procesi i tenderimit.

Plani ideor kishte përfshirë elemente të një rezidence presidenciale në nivel ndërkombëtar, si Salla e Ballos, Suita e Gjumit, Biblioteka Presidenciale dhe Dhoma e Kredencialeve. Në dokumentet e tenderit kërkohej edhe paraqitja e një mostre ideore arkitektonike, duke u bazuar në modelet e rezidencave shtetërore të vendeve të tjera.

Kosova mbetet një nga vendet e rralla në botë që nuk ka ende një ndërtesë të posaçme për institucionin e Presidencës.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika