Presidenca jep detaje nga takimet e Osmanit gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të Presidentit të Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, gjatë së cilës ka marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes në Dubai dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me udhëheqës shtetesh dhe përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme të botës.

Siç bën të ditur Presidenca e Kosovës, Osmani gjatë qëndrimit në Emirate, u takua me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe me presidentë dhe kryeministra nga disa kontinente, përfshirë Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie, Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu, Presidentin e Timorit Lindor, José Ramos-Horta, Kryeministrin e Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini, Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy, si dhe Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane, njofton Dukagjini.

Osmani ka zhvilluar gjithashtu takime me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me ministra të tjerë të qeverisë së Emirateve, si dhe me Kryetarin e Këshillit të Mediave të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed. Po ashtu, ajo është takuar me ministra të punëve të jashtme nga Vanuatu dhe Tanzania, si dhe me përfaqësues të shumtë të organizatave ndërkombëtare dhe agjencive globale.

“Gjatë Samitit, Presidentja Osmani poashtu ka mbajtur tri fjalime ku ka përçuar vizionin e qartë të Kosovës si një shtet i orientuar drejt zhvillimit afatgjatë, i gatshëm për ekonominë e gjeneratës së ardhshme dhe i hapur për bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo ka shpalosur rrugëtimin transformues të vendit, nga rindërtimi pas luftës drejt konsolidimit të një shteti të bazuar në sundimin e ligjit, forcimin e të drejtave themelore dhe vendosjen e dinjitetit njerëzor në qendër të inovacionit dhe qeverisjes moderne”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Abu Dhabi, Osmani mori pjesë gjithashtu në Forumin Ndërkombëtar të Vëllazërisë Njerëzore dhe në ceremoninë vjetore të ndarjes së Çmimit Zayed për Vëllazëri Njerëzore, të organizuara si platforma globale për paqe, dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin humanitar ndaj popullit të Kosovës, Osmani i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave organizatës humanitare “Emirates Red Crescent”.

Po ashtu u bë e ditur se gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Osmani ka zhvilluar edhe një sërë intervistash për media ndërkombëtare, përfshirë India TV, CNN Arabic, Newsweek, Arabian Radio Network (ARN) dhe Dubai TV, duke përcjellë mesazhet e Kosovës për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika