Presidenti Begaj pret në takim kryeministrin e Luksemburgut

Në vizitën e sotme në Shqipëri kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, është pritur dhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Në këtë takim presidenti Begaj ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

Të premten e 26 gushtit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Presidenti Begaj ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Begaj, gjithashu, ka shprehur mirënjohje për ndihmën e çmuar që Luksemburgu dha për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit 2019, në Shqipëri.

Në këtë takim presidenti i Shqipërisë ka thënë se mbështetja domethënëse e Luksemburgut për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor ka marrë një rëndësi edhe më të madhe gjeopolitike, veçanërisht, pas agresionit të armatosur rus në Ukrainë.

“Presidenti Begaj e falënderoi Kryeministrin Bettel edhe për hapësirat dhe kushtet që Luksemburgu i ka krijuar komunitetit shqiptar, që jeton e punon atje. Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Bettel vunë theksin te rëndësia e dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja rrugë drejt paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit”, thuhet në njoftimin për shtyp nga Presidenca e Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika