Presidenti direkt nga populli, Haliti komenton propozimin e Osmanit: Një përpjekje sa për të thënë që po bëjë diçka

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar propozimin e presidentes Vjosa Osmani për ndryshime kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.

Duke folur në FIVE në TV Dukagjini, Haliti tha se kjo është një çështje që, sipas tij, duhet të trajtohet nga ekspertët e së drejtës kushtetuese.

Ai theksoi se sipas Kushtetutës aktuale, Kosova është republikë parlamentare, ku rolin kryesor në vendimmarrje e ka Kuvendi dhe jo presidenti.

“Nuk e di si ta komentoj këtë. Këto janë çështje më shumë të konstitucionalistëve që janë specialistë. Dhe fatkeqësisht në Kosovë kemi pas ose s’di a kemi. Sidoqoftë është një përpjekje sa për të thënë që po bëjë diçka. Sepse me Kushtetutë Kosova është republikë parlamentare dhe organi më i lartë, ose organi vendimmarrës më i lartë është Parlamenti s’është presidenti”, ka thënë Haliti në FIVE.

Komentet e tij vijnë pasi presidentja Osmani njoftoi se ka proceduar në Kuvend amendamente kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga populli. Sipas saj, iniciativa është ndërmarrë pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

Ndryshimet kushtetuese kërkojnë miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe dy të tretat e deputetëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika