Presidenti i Austrisë në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim presidentin e Austrisë, Van der Bellen. Në një konferencë për media, Begaj ka theksuar se kjo vizitë është dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë në proceset integruese të Shqipërisë që rajoni të jetë pjesë e familjes evropiane

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën ka pritur në takim presidentin Federal të Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Begaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, sidomos për reformën në drejtësi.

“I përcolla presidentit vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin evropian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë në procesin integrues të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Shqipëria mbetet dedikuar në të gjitha nivelet për rezultate të reformën në drejtësi”, ka thënë Begaj.

Tutje, Begaj e ka falënderuar edhe për mbështetjen që ka dhënë Austria për dialogun Kosovë-Serbi.

“E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, si dhe së fundmi për dialogun Kosovë-Serbi. Falënderova për ndihmën e Republikës së Austrisë, qeverisjen e mirë dhe në mbështetjen e Shqipërisë”.

Në anën tjetër, presidenti i Austrisë, Van der Bellen, ka shprehur mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë në procesin e integrimit drejt BE-së.

Ai e ka vendosur theksin te vijimi i reformave që forcojnë shtetin.

Tutje, presidenti austriak ka deklaruar se fokusi është te çështjet themelore, shteti i së drejtës, të drejtat themelore dhe drejtësia e pavarur.

“Begajn e përgëzova dhe për procesin screening me BE dhe shpresojmë që të hidhen sa më shpejt hapa të mëtejshëm. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit, fokusi është te çështjet esenciale si shteti i së drejtës, drejtësia e pavarur dhe duam të inkurajojmë Shqipërinë për të zhvilluar reformat e duhura”, tha ai.

Ai ka mirëpritur marrëveshjen e dakorduar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e Procesit të Berlinit këtë vit. Ne i urojmë palëve negociuese për një zgjidhje sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka thënë Van der Bellen.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika