Presidenti i Qipros: Anija e dytë me ndihma, e gatshme të lundrojë drejt Gazës

Anija e dytë e mbushur me ndihma ushqimore është e gatshme të niset nga Qipro drejt Rripit të Gazës të shtunën

Anija e mbushur me ndihma humanitare për Rripin e Gazës në portin e Larnacës në Qipro, 16 mars 2024. Foto: Reuters

Anija e dytë e mbushur me ndihma ushqimore është e gatshme të niset nga Qipro drejt Rripit të Gazës të shtunën, tha presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides.

Anija e parë me ndihma ushqimore mbërriti në enklavën e rrethuar palestinezeve të premten mbrëma.

Gati 200 tonë ushqim mbërritën dje në enklavë përmes rrugës së re detare drejt Gazës, e cila është shkatërruar nga tashmë një fushatë pesëmujore ushtarake e Izraelit.

“Anija e parë është nisur të kthehet në Qipro, dhe ne jemi të gatshëm ta nisim anijen e dytë”, tha Christodoulides të shtunën.

Anija e dytë, me 240 tonë ndihma, është ankoruar në portin e Larnacës në pritje të dritës jeshile për të lundruar.

Ngarkesa e re përmban ushqime të konservuara dhe shumë produkte të tjera.

Nëse rruga e re detare është e suksesshme, ajo do të ndihmojë në lehtësimin e krizës së urisë në Gazë, ku shumica e popullit përballet me kequshqyerje.

Zyrtarët e grupeve humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po shkon drejt urisë absolute.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, Richard Peeperkorn, tha në fillim të marsit se një në gjashtë fëmijë nën moshën 2-vjeçare në veri të Gazës përballet me kequshqyerje akute.

Lufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.

Më shumë se 31.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, nga ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e cila ka shkaktuar rrënim të madh në enklavë. /Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika