Presidenti i ShBA-së, Biden pritet të nënshkruajë urdhrin e dytë ekzekutiv në mbrojtje të abortit

Presidenti amerikan, Joe Biden do të nënshkruajë urdhrin e dytë ekzekutiv në mbrojtje të abortit, pasi Gjykata Supreme e rrëzoi të drejtën kushtetuese për abort

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, të mërkurën e tre gushtit, do të nënshkruajë një urdhër të dytë ekzekutiv që synon të mbrojë qasjen në kujdesin shëndetësor riprodhues pasi Gjykata Supreme Amerikane rrëzoi të drejtën kushtetuese për abortin.

Ky urdhër drejton agjencinë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të shqyrtojë mënyra për të zgjeruar mbulimin për pacientët që udhëtojnë jashtë shtetit për kujdesin shëndetësor riprodhues.

Urdhri i Biden nuk detajon se si mund të arrihet kjo, sepse aktualisht, planet e sigurimit shëndetësor të subvencionuara nga Qeveria mbulojnë abortet e nevojshme mjekësore në vetëm 16 shtete dhe nuk rimbursojnë pacientët që largohen nga shteti i tyre për të kërkuar një abort.

Ndryshe, më 25 qershor, Gjykata e Lartë e SHBA-së i dha fund së drejtës kushtetuese për abort, e që presidenti amerikan, Joe Biden, e kishte kritikuar vendimin duke thënë se është një ‘gabim tragjik’.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, gjithashtu e kishte kritikuar vendimin, duke thënë se “pasojat e këtij vendimi do të jenë një goditje jo vetëm për gratë, por për të gjithë ne që besojmë se në një shoqëri të lirë, ka kufij se sa qeveria mund të cenojë jetën tonë personale”.

 

Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzon të drejtat e abortit, klinikat fillojnë të mbyllen

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika