Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e fton Kosovën në Bordin e Paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka bërë ftesë Kosovës, përmes Presidentes Vjosa Osmani, që të jenë pjesë e iniciativës së tij, Bordi i Paqes. Osmani e ka vlerësuar si historike inciativën që Kosova të jetë një nga shtetet anëtare themeluese derisa shtoi se kjo nuk ka implikime financiare dhe se kjo organizatë ndërkombëtare, sipas saj, do të jetë një ndër më të suksesshme në historinë moderne të botës

Ftesa dy-faqëshe e cila mbanë autorësinë dhe nënshkrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i adresohet homologes Vjosa Osmani, duke i bërë ftesë zyrtare që Kosova të jetë një nga shtetet anëtare themeluese në Bordin e Paqes për Gazën.

Sipas presidentes Osmani, ky është një zhvillim i një rëndësie historike, për shkak se në rend të parë bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare, dhe e dyta se SHBA është themeltarja e organizatës e cila Kosovën e ka përzgjedhur edhe duke e pasur për shembull për shtetndërtimin e saj.

“Një gjë e tillë nuk është përmendur në dekomuntacionin që na është dërguar, ju e keni parë edhe vetë ftesën por edhe në dokumentacionin përcjellës nuk përmendet çështja e ndonjë pagese, i lihet shteteve që të e bëjnë në mënyrë vullnetare, megjithatë ne për të gjitha çështjen jemi në koordinim të plotë me SHBA-në”, ka thënë – Vjosa Osmani – Presidente.

Kjo përgjigje e Osmanit erdhi pas pyetjes se a është përmendur pagesa e mundshme për anëtarësim, meqenëse mediat amerikane kanë raportuar se anëtarësimi i përkohshëm tre vjeçar mund të jetë pa pagesë, por i përhershmi mund të kushtojë një miliardë euro.

Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ftesën e vlerëson si shumë të rëndësishme në aspektin politik, sidomos në sferën ndërkombëtare.

“Ende nuk e dijmë se çfarë rezultati do të prodhojë për çështjen e Gazës kjo mbetet në dorën e kombeve, për Kosovën është pozitive sepse jemi vend i vogël dhe e kemi një pikëpyetje të madhe sa i përket sovranitet tonë dhe kjo është një vulosje e mirë, por çka ndodh më tutje është në dorën e fuqive të mëdha”, ka thënë – Dritëro Arifi – Profesor.

Në skenën politike vendore marrëveshje është përshëndetur dhe vlerësuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërkaq në këtë linjë është shprehur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e vlerësuar edhe si shenjë respekti për rolin e Osmanit ndërkombëtarisht.

Në Bordin e Paqes  janë ftuar dhjetëra liderë të shteteve nga të gjitha hemisferat, duke nisur nga shtetet perëndimore, europiane, në rajon Kosova dhe Shqipëria, më pas më larg shtetet si Rusia, Kina, India e vende të tjera.

Njohës të ndryshëm ndërkombëtar e kanë vlerësuar Bordin e Paqes si organizatë që mund të zëvendësoj OKB-në, që nuk është përjashtuar as nga Donald Trump.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika