Presidenti iranian: Hakmarrja është “e drejtë dhe detyrë” e vendit

Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, tha se Irani e konsideron hakmarrjen për sulmet e kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “të drejtë dhe detyrë të ligjshme” të tij.

Në një deklaratë të publikuar të dielën nga mediat shtetërore iraniane, Pezeshkian tha se Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei u vra “nga duart e mëkatarëve më të ligë në botë”, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Republika Islamike e Iranit e konsideron rrjedhjen e gjakut dhe hakmarrjen kundër autorëve dhe komandantëve të këtij krimi historik si detyrën dhe të drejtën e saj legjitime, dhe do të përmbushë këtë përgjegjësi dhe detyrë të madhe me gjithë fuqinë e saj,” tha Pezeshkian.

Të fundit nga rubrika