Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “me siguri do të arrihet”, nëse qeveria amerikane heq dorë nga “totalitarizmi” dhe respekton të drejtat e popullit iranian.
Deklarata e tij u publikua në rrjetin social X, pas raportimeve të mediave iraniane për një bisedë mes Pezeshkianit dhe presidentit të Vladimir Putin, ku thuhej se një marrëveshje me SHBA-në “nuk është e pamundur”.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se bisedimet direkte në Pakistan kanë dështuar, pasi Irani nuk ka pranuar të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.
Ai shtoi për Fox News se pret që Irani të rikthehet në tryezën e negociatave dhe “të pranojë kushtet e SHBA-së”.
Trump thotë se SHBA-ja do ta bllokojë menjëherë Ngushticën e Hormuzit
Asnjë marrëveshje SHBA-Iran, nuk pritet rifillim i shpejtë i bisedimeve
