Presidenti Mattarella pritet nga Begaj me ceremoni shtetërore

Presidenti italian, Sergio Mattarella, do ta zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri. Ai do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave në Tiranë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri. Mattarella do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Presidenti Begaj dhe lideri italian pas takimit do të lëshojnë deklarata për shtyp rreth orës 11:00. Në vazhdim, presidenti Mattarella do të vendosë një kurorë pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve.

Mattarella do të takohet dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë pasdites, presidenti Mattarella do të vizitojë Shkollën Italiane në Tiranë, së bashku me kryetarin e Shoqatës “Dante Alighieri”, Andrea Riccardi dhe me bashkëthemeluesen e shkollës, Concetta Marotta. Në përfundim të vizitës, kreu i shtetit të Italisë do të pritet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Vizita do të përmbyllet me takimin me një përfaqësues të komunitetit italian.

Presidenti italian është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, e cila është përfaqësuese e ambasadës së Italisë në Shqipëri dhe zyrtarëve të tjerë.

Kushi në rrjetet sociale është shprehur e nderuar që së bashku me ambasadorin, Fabrizio Bucci, ka mirëpritur në Aeroportin “Nënë Tereza” presidentin e Italisë, Sergio Mattarella dhe ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor, Maria Cristina Messa.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika