Presidentja do të nisë konsultimet për mandatarin e dytë pas dështimit të “Kurti 3”

Presidentja Vjosa Osmani do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afateve kushtetuese për caktimin e mandatarit të dytë. Kështu ka konfirmuar Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina për Dukagjini. Nga Instituti Demokratik i Kosovës kanë treguar skenarët e mundshëm në vazhdim, gjersa kanë theksuar se zgjedhjet e parakohshme mbesin të pashmangshme

Pas dështimit për formimin e Qeverisë Kurti 3, stafeta kalon përsëri tek e para e shtetit, presidentja Vjosa Osmani.

Siç e thotë Kushtetuta, Osmani duhet ta caktojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda një afati prej 10 ditësh.

Nga kabineti i Osmanit, janë treguar të rezervuar në përgjigje, gjersa kanë konfirmuar, se do veprojnë brenda afateve.

“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, ka theksuar  Bekim Kupina – Këshilltar për Media i Presidentes.

Një mandatar mund ta propozojë sërish Lëvizja Vetëvendosje, ose një subjekt politik tjetër që dëshmon se i ka së paku 61 vota.

Por nëse të dyja mundësitë dështojnë, nga Instituti Demokratik i Kosovës tregojnë skenarin tjetër të mundshëm.

“Nëse asnjëra nga partitë parlamentare nuk dëshmon ose nuk ka gatishmëri të propozojë një mandatar tjetër dhe të formojë një shumicë parlamentare për forminin e qeverisë, atëherë presidentja situatën do ta ketë të qartë, obligohet t’i shpallë zgjedhjet e reja të parakohshme jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpërndarjes”, ka deklaruar Vullnet Bugaqku, nga KDI.

Sipas Bugaqkut, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

“Nga këto deklarime të partive politike parlamentare vërehet qartë që Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme dhe presidentja nuk ka hapësirë dhe as mundësi tjetër vetëm se të shterrojë mundësitë ligjore dhe brenda afatit kushtetues, nëse vëren që s’ka mandatar të propozuar, atëherë të shpërndaj Kuvendin. Nëse ndodhë kjo, nëse presidentja vlerëson se duhet të shkojmë në zgjedhje, zgjedhjet mund të mbahen diku më 21 dhjetor të këtij viti”, ka deklaruar ai.

Nëse zgjedhjet e reja janë opsioni i vetëm, ato sipas KDI-së do të mund të mbaheshin më 30 nëntor, 7 dhjetor apo 14 dhjetor, varësisht nga data e shpalljes së tyre.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika