Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Paris

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, në të cilin janë pjesëmarrës liderë nga mbarë bota

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas liderëve të tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.

Siç bën të ditur njoftimi i zyrës së Presidences, Osmani në këtë forum është ftuar së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu.

Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti Macron dhe zonja e parë e Francës, ku do t’i drejtohet panelit të diskutimit mbi bashkëpunimin e kontinentit tonë me presidenten e Hungarisë, Kaltin Novak si dhe Jean-Marie Guehenno.

Njashtu, siç njofton Zyra e Presidences, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë të tjerë, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalim të sfidave aktuale të paqes dhe sigurisë.

Vlen të theksohet se edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris do të mbledhë liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika