Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Shkodër, takon kryetarin Benet Beci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar sot vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci.

Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Shkodrës në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas këtij takimi, Presidentja Osmani do të mbajë një deklaratë për media, ku pritet të adresojë temat kryesore të vizitës dhe objektivat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, Presidentja do të vizitojë Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Agenda do të vazhdojë me një takim me gratë intelektuale shkodrane, i cili do të mbahet në hollin e Hotel Golden Palace.

Vizita do të përmbyllet me pjesëmarrjen e Presidentes në darkën tradicionale “Sofra Shqiptare” dhe në Koncertin Festiv në sheshin pranë Bashkisë së Shkodrës, aktivitete të organizuara në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika