Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Orav e ka falënderuar presidenten Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasador.
Në njoftim thuhet se ai theksoi se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës në procesin e saj drejt integrimit evropian.
“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës ndërsa vendi avancon drejt BE-së”, thuhet në njoftim.
Aivo Orav mori detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë më 2 shtator 2024, duke pasuar në këtë post Tomas Szunyog, i cili shërbeu si ambasador nga viti 2020.