Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe stafi i saj i kanë shprehur ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes Presidenca e Republikës së Kosovës, thuhet se: “Me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit, i cili ka shërbyer si zyrtar në kabinetin e Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani”.

Tutje bëhet e ditur se Petrit Hoti u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur si njeri me virtyte të jashtëzakonshme, të ndershëm dhe të përkushtuar në punën e tij.

“Në këto momente të rënda, Presidentja Osmani dhe stafi i Presidencës u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kujtimi për Petritin do të mbetet i paharruar në institucionin tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në postim.

Të fundit nga rubrika