Presidentja Osmani takohet me përfaqësues të OAK, diskutojnë për provominin e potencialeve ekonomike të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar gjatë kësaj jave me përfaqësues të Odës Amerikane të Kosovës.

Në takimin mes presidentes dhe përfaqësuesëve të OAK kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe USAID-it.

“Në takim është diskutuar për koordinim në promovimin e potencialeve ekonomike të Kosovës dhe fuqizimin e dialogut publiko-privat”, thuhet në komunikatën për media të presidencës.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se “Para anëtarëve të Bordit të Guvernatorëve dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e dialogut publiko-privat si proces në të mirë të Kosovës e në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës”.

Më tej thuhet se presidentja Osmani ka thënë se “Zyra e Presidentes është vazhdimisht e hapur për koordinim të veprimeve për promovim të potencialit ekonomik të Kosovës dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Odën Ekonomike Amerikane. Në këtë takim, Presidentja Osmani, foli edhe për kontributin e SHBA-së në fuqizimin ekonomik dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata të rëndësishme e konventa ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika