Princ Leka reagon për situatën në veri të Kosovës: Taktikat destabilizuese të orkestruara Moskë-Beograd rrezikojnë pasoja të paparashikueshme

Princ Leka II

Princ Leka, ka reaguar pas situatës të tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shkak të barrikadave që janë vendosur nga grupet kriminale me urdhër të Serbisë.

Leka ka thënë se është duke vëzhguar me shqetësim situatën në Kosovë.

“Taktikat destabilizuese të orkestruara Moskë-Beograd rrezikojnë pasoja të paparashikueshme”, ka theksuar Leka në Twitter.

Më tej, ai ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve, organeve të sigurisë dhe civilëve që janë duke i shkaktuar bandat e  presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq-it.

Ai ka përfunduar duke thënë se “një përgjigje stoike dhe kthimi në shtetin e së drejtës është e vetmja rrugë”.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika