Prishtina jep tender njëburimor 668 mijë € veç për projektimin e parkut “Ibrahim Rugova”

Në këtë hapësirë pranë varrit të Ibrahim Rugovës, komuna e Prishtinës planifikon ta ndërtojë një park memorial, dhe një bibliotekë presidenciale.

Veç për dizajnimin e projektit, komuna ka dhënë tender njëburimor, në vlerë hiç më të vogël se 668 mijë euro, saktësisht sa ishte edhe vlera e parashikuar.

Fitues u përzgjodh një grup i operatorëve vendorë e ndërkombëtarë, oferta e të cilëve u konsiderua si e vetmja e përgjegjshme.

Megjithatë, problemi qëndron tek procedura e negociuar, pa publikimin e njoftimit për kontratë.

“Procedura e negociuar zakonisht përdoret për emergjenca. A konsideroni që një park është emergjent?”, u pyet drejtori i Drejtorisë së Transformimit, Gëzim Kastrati.
“Nuk ka pasur emergjencë, por mos ta përziejmë veç këtë punën e negocimit, sepse është një koncept që ka fitu dhe është i duhur për atë vend. Dhe besoj është e qartë?”, u përgjigj Kastrati.

Por në fakt, të kundërtën e thotë Ligji i Prokurim Publik. Neni 35 i tij parasheh që kontrata të tilla të jepen për raste emergjente.

“… për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj”.

Ndërkohë, komuna shpreson që vlera finale të dalë më e ulët pas një negocimi.

“I kemi pasë 6 ofertues të ndryshëm. Komisioni e ka përzgjedhë fituesin. Dhe tani, kompania fituese në bazë të ligjit, lejohet negocimi i çmimit”, ka thënë Kastrati.

Sidoqoftë, nëse veç nuk ankohet dikush në Organin Shqyrtues të Prokurimit, komuna parasheh që shpejtë të fillojnë edhe punimet.

“Nëse procedurat e projektimit shkojnë brenda afateve, besoj që tash një vit veç do të fillojë projekti”, ka shtuar Kastrati.

Në fakt, viteve të fundit, është pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës e cila, vazhdimisht ka kritikuar Qeverinë për dhënien e tenderëve njëburimorë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika