Prishtina Mall Shndërrohet në Kryeqendrën e Inovacionit për Fëmijë – jCoders Rikthen Panairin e Bizneseve për Fëmijë

📅 21 gusht | 🕓 17:00 | 📍 Prishtina Mall

Pas suksesit të vitit të kaluar, jCoders, në bashkëpunim me Prishtina Mall, rikthen Panairin e Bizneseve për Fëmijë. Më 21 gusht, hapësira e qendrës tregtare do të mbushet me energjinë, kreativitetin dhe pasionin e dhjetëra fëmijëve që prezantojnë idetë e tyre të shndërruara në biznese reale.

Ky panair është kulmi i një programi 3-javor “Teknologjia takon Ndërmarrësinë” për fëmijët 11–14 vjeç, ku ata kalojnë nga ideja në produkt, duke mësuar:

  • Ideimin dhe zgjidhjen e problemeve
  • Hulumtimin e tregut
  • Zhvillimin dhe brandimin e produktit
  • Menaxhimin financiar
  • Prezantimin publik me vetëbesim

Përveç stendave të bizneseve të fëmijëve, këtë vit panairi ofron dy punëtori unike:

  • 3D Modelim – krijim objektesh digjitale të gatshme për printim 3D.
  • Elektronikë me Labbox – ndërtim qarqesh, përdorim sensorësh, LED dhe motorësh në mënyrë interaktive.

Ngjarja zhvillohet nga ora 17:00 dhe është e hapur për publikun. Të gjithë vizitorët mund të eksplorojnë idetë e reja, të marrin pjesë në punëtori dhe të mbështesin sipërmarrësit e ardhshëm.

“Ky panair nuk është vetëm një vend ku fëmijët tregojnë çfarë kanë krijuar – është një hapësirë ku ata kuptojnë fuqinë e ideve dhe guxojnë t’i kthejnë në realitet.” – jCoders

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika