Prishtina synon 50 oficerë sigurie për shkolla, Policia do të ketë në dorë trajnimin

Komuna e Prishtinës në buxhetin për vitin 2026 ka ndarë 240 mijë euro për angazhimin e 50 oficerëve të sigurisë nëpër shkollat e kryeqytetit. Ky projekt që pritet të nis nga muaji maj i këtij viti, do t’i dërgojë kandidatët e pranuar për trajnim në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri. Aktualisht, sigurimi fizik në shkollat e Prishtinës, paguhet kryesisht nga prindërit

Çdo hap i tyre regjistrohet nga kamerat e sigurisë.

Por, kur vjen puna tek siguria fizike, në ambientet e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, është vetëm një person që mban përgjegjësinë.

Ky institucion për mbikëqyrjen e 1200 nxënësve, ka të angazhuar vetëm një punonjës në cilësinë e sigurimit fizik, madje, rroga e tij paguhet nga vetë prindërit.

Kjo sepse Komuna e Prishtinës nuk ka arritur që të sigurojë punonjës të tillë nëpër institucione arsimore në rreth 95 për qind të shkollave.

“Sigurimi fizik fillon në shtator dhe përfundon në qershor, natyrisht pagesën e tyre e bëjnë nxënësit, prindërit. Nuk është mirë, por megjithatë është e vetmja zgjidhje aktualisht, besoj që në të ardhmen komuna e Prishtinës ka siguru diçka të tillë”, ka thënë Haxhi Metaj, drejtor i shkollës “Ahmet Gashi”.

Për ta shmangur këtë situatë, në buxhetin e vitit 2026 të kryeqytetit janë ndarë 240 mijë euro për angazhimin e 50 oficerëve të sigurisë në shkolla.

“Me këtë projekt synojmë që të vendosim, të angazhojmë dhe të trajnojmë oficerë të sigurisë në shkolla, që do të jenë të përgatitur dhe certifikuar që të kenë një qasje gjithpërfshirëse, jo vetëm të sigurisë fizike por edhe emocionale të fëmijëve, dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në mes oficerëve të sigurisë dhe policisë së Kosovës”, ka thënë Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca, Prishtinë.

Sipas Fushticës, trajnimi i atyre që përzgjidhen për këtë rol, do të kryhet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri.

“Plani është që të kryhet pasi të aprovohet kurrikula, do të kryhet trajnimi në akademi për siguri publike në Vushtrri, dhe më pas do të certifikohen në bazë të kurrikulës dhe do të jenë të vendosur në shkollat e kryeqytetit në bazë të vlerësimit të rrezikshmërisë”, ka thënë Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca, Prishtinë.

Një mekanizëm i tillë për sigurinë në shkolla është i domosdoshëm sipas njohësit për çështje në Arsim, Rinor Qehaja.

Ky projekt sipas Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, pritet të fillojë nga muaji maj i këtij viti.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika