Prishtina synon të rikthehet në kreun e tabelës në ndeshjen me Bashkimin

Në ndeshjen e mbetur mes Prishtinës dhe Bashkimit, bardhekaltrit synojnë të kthehen në krye të tabelës

Është konfirmuar data e takimit të mbetur nga java e 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Kjo ndeshje do të luhet me datë 30 mars nga ora 20:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë, aty ku skuadra prizrenase i zhvillon ndeshjet si vendas tash e disa kohë.

Sfida u shtyrë për shkak të angazhimeve që kishin kryeqytetasit në ligën ENBL, ku është dashur të udhëtojnë në Poloni për ta zhvilluar ndeshjen kthyese të çerekfinales së play off-it ndaj ekipit polak, King Szczecin.

Bardhëekaltrit momentalisht gjenden në pozitën e dytë të tabelës dhe me këtë fitore do ta rikthenin kreun e tabelës e njëkohësisht ta siguronin vendin e parë një javë pa përfunduar sezona e rregullt në basketbollin kosovar.

Kujtojmë se dy vendet e para kualifikohen direkt për në gjysmëfinalet e play off-it.

Ndërkohë, Bashkimi ka siguruar pozitën e pestë dhe garat e play off-it do t’i nisë nga çerekfinalja.

Sa i përket sfidave të luajtura në këtë sezon mes këtyre dy ekipeve, kryeqytetasit kanë bilanc fantastik ndaj portokallezinjëve ku triumfuan në tre përballjet që janë luajtur.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika