Prishtinë – Burri e sulmoi gruan fizikisht, rrihet nga djali

Ilustrim

Gjatë ditës së shtunë janë arrestuar dy persona.

Sipas raportit të Policisë, të arrestuarit janë babë e djalë, ku të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri tjetrit, njofton Dukagjini.

Fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar bashkëshorten e vet, ndërsa djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të nënës duke e sulmuar babin, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Pas përleshjes, babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK.

Kurse pas intervistimit të të dy palëve, me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 08.06.2024-18:40.  Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,” shkruhet nw raportin e Policisw.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika