Pritet të mblidhen shtatë komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës të martën pritet që shtatë komisione parlamentare të mbajnë mbledhjet e tyre, duke diskutuar për çështje të ndryshme, si arsimi, ekonomia, të drejtat e njeriut, mjedisi, dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, foto arkiv

Këtë të martë në Kuvendin e Kosovës, shtatë komisione parlamentare pritet të mbajnë mbledhjet e tyre të rregullta.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, do të shqyrtojë raportin me amendamente të Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues si dhe shqyrton Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave me raport amendamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të takohet me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe të Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur, ku të ftuar janë edhe Andin Hoti dhe Ahmet Grajqevci.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të shqyrtojë kërkesën e banorëve të “Toukbahçes” në Prishtinë rreth tjetërsimit të disa burimeve ujore.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do t’i shqyrtojë disa Projektligje. Ata, po ashtu, do të formojnë edhe grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Administrative.

Ndërkaq, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohet me Komisionin për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika