Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi fluksin në pikat kufitare.
Sipas përditësimit të orës 07:28 të mëngjesit, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra pothuajse në të gjitha pikat kufitare.
Pritja më e gjatë është shënuar në pikën kufitare në Dheu i Bardhë, ku qytetarët raportojnë vonesa deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë.
Në pikat tjera kufitare, pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
