Prizren – Arrestohet burri, dyshohet se rrahu gruan që kishte urdhër mbrojtje nga gjykata

Ilustrim

Një burrë në Prizren është arrestuar nën dyshimin që ka sulmuar fizikisht partneren e tij.

Sipas raportit të policisë, viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar të cilës i ka shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtje nga gjykata.”

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika