Procesi i të zhdukurve ngec në dialogun Kosovë – Serbi

Kosova është bërë anëtare e Komisionit Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur për çka sipas udhëheqësve të procesit të të zhdukurve në Kosovë ky është një hap shumë i rëndësishëm. Mirëpo ky proces, për të cilin Kosova e Serbia ishin zotuar në marrëveshjen e Ohrit po duket jo përparues, kjo pasi që të mërkurën në Bruksel nuk u arrit të nënshkruhen kredencialet e komisionit të përbashkët për të zhdukurit mes Prishtinës dhe Beogradit, e i cili pritet të kryesohet nga BE-ja

Një instalacion artistik i krijuar nga skulptori kosovar, Eroll Murati, i titulluar 'Më gjeni', i ekspozuar për dy javë në sheshin kryesor në Prishtinë, Kosovë, 09 nëntor 2021, foto REL.

Prej shumë kohësh nuk është raportuar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Mirëpo, gjatë së mërkurës, zëvendësministri i Punëve të Jashmte, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se Kosova tashmë me të drejta të plota është anëtare e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

E përfitimet nga ky anëtarësim, për Dukagjinin i ka treguar Andin Hoti, që mban pozitën e kryetarit të komisionit qeveritar për të zhdukurit.

“Kemi kërkuar një donacion me vlerë goxha të madhe që të na ofrohet një databazë për regjistrimin e personave të zhdukur në Kosovë”, ka thënë ai.

Hoti, ka thënë se në Bruksel në takimin e fundit të kryenegociatorëve në Bruksel, në mungesë të vullnetit të palës serbe, ka dështuar të arrihet referenca e komisionit të përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të zhdukurit.

“Ne presim pas harmonizimit se dje nuk kemi arrit që të dakordohemi me Serbinë për këtë, e që kjo duhet shumë shpejt të arrihej….”, ka deklaruar tutje ai.

Ndërkohë familjarët e të zhdukurve presin që ky proces te marrë epilog sa më shpejt, për çka kanë edhe besimin tek Kryeministri Albin Kurti për këtë çështje.

“Pasi që është kryeministër Albin Kurti shpresoj që ky proces do të marrë fund. Me Albinin kemi bërë edhe disa aktivitete më përpara, dhe ai i njeh këtë temë”, është shprehur Nesrete Kumnova nga Shoqata “Thirrjet e Nënave”.

Në mars të këtij viti Kosova dhe Serbia në Ohër ishin zotuar për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit, në bazë të së cilës më pas do të formohet edhe një komision i cili do të kryesohet nga Bashkimi Evropian e që për qëllim ka trajtimin e të zhdukurve gjatë luftës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika