Profesoresha e UNI-Universum International College – Powered by Arizona State University dhe gazetarja e Gazetës Express, Merita Miftari, është shpërblyer me çmimin prestigjioz të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për shkrimin më të mirë në sektorin financiar për vitin 2025.
Çmimi u nda gjatë Konferencës Vjetore të BQK-së, ku Miftari u vlerësua për artikullin
“Mërgimtarja nga Austria me projektin e saj po pavarëson financiarisht gratë në Kosovë”, një storie që thekson fuqizimin ekonomik të grave dhe rolin e diasporës.
Ky sukses konfirmon standardin akademik dhe profesionalizmin e stafit të
UNI-Universum International College duke e pozicionuar institucionin si lider në edukim modern, inovacion dhe gazetari me ndikim shoqëror.
Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.
