Profesori i Medresës në Gjilan ua mbulon fytyrat vajzave në foton e gjeneratës së përcjellë

Profesori i Medresës në Gjilan, Muhamed Dërmaku, ka bërë një veprim sa të pazakontë për shoqërinë tonë, po aq edhe të çuditshëm.

Ai ka përcjellë gjeneratën e katërt të paraleles, në të cilën janë vetëm vajza.

Dërmaku e ka postuar në Facebook duke lavdëruar vajzat, por në foton e publikuar nga ai, edhe pse emrat janë publikuar, ka vendosur që fytyrat t’ua mbulojë.

“Ato paskan thurur fjalë të mira për mua, por realiteti është se ato ishin të mirat e shkollës. Ishte një klasë tejet e kompletuar në mësim, sjellje, fetari, edukatë e respekt. Mjafton të kuptohet, që e tërë klasa shënuan vetëm 60 mungesa gjatë tërë vitit shkollor 2023/24. Tri nxënëse në klasë, për tri vjet shkollim, nuk u shënuan asnjëherë në mungesa.”

Teksa shprehet krenar që ishte kujdestari i tyre, e iu uron fat duke “i lënë në dorë të Zotit”, “Allahu i ruajttë” shkruan Dërmaku.

“Allahu i ruajttë nga çdo e ligë dhe ua dhëntë të mbarën në jetë. Paçin suksese të shumta në jetë dhe qofshin ruajtëset më të dinjitetshme të familjes dhe vlerave fetare e njerëzore,” shkruan Dërmaku.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika