Profesori Ismajli: Narrativa e Qeverisë e ka shtyrë idenë që gazetarët janë të Serbisë e të Rusisë

Profesori universitar, Faton Ismajli, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shtyrjen e një narrative që portretizon gazetarët kosovarë si të lidhur me Serbinë dhe Rusinë

Profesori universitar, Faton Ismajli, ka kritikuar tendencat e Qeverisë Kurti për kontroll dhe linçim të medieve, duke theksuar se narrativa e qeverisë ka ndikuar në perceptimin se gazetarët kosovarë janë të lidhur me Serbinë dhe Rusinë.

Në një intervistë për emisionin “FIVE” të Dukagjinit, Ismajli shprehu shqetësimin për ndikimin e kësaj narrative mbi publikun dhe mediet.

“Ndërmarrja e Qeverisë për Klan Kosovën, natyrshëm se nuk ishte për ta mbyllur, se për ta mbyllur një media ne jemi gjatë në këtë profesion dhe e dimë që është ndërmarrja gati e pamundur. Mirëpo qëllimi u arrit deri diku se në momentin që ti Klan Kosovën e vendosje në një situatë që media e ndikuar me emërtime që ishin problematike. Ti te publiku arrin mos këta rastësisht janë ose të një pjesë e përkrahësve, se kjo Qeveri duket që ka përkrahës. Ata i besojnë më shumë narrativës së tyre. Narrativa e Qeverisë e ka shty idenë që gazetarët e Kosovës janë gazetarë të Serbisë dhe Rusisë”, ka thënë Ismajli në “FIVE” të Dukagjinit.

Në dritë të kësaj, Ismajli komentoi edhe skandalin që përfshiu RTK-në, ku një artikull pa autor nga “Slobodna Bosna” pretendonte se dy gazeta online, Periskopi dhe Nacionale, janë në kontroll të Serbisë. Kjo rezultoi në dorëheqjen e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu.

Sipas Ismajlit, ky lajm ka shërbyer për të larguar vëmendjen nga çështjet kryesore të vendit.

Ai e ka përmendur një rast kur kryeministri Kurti shmangu një pyetje të rëndësishme mbi Asociacionin dhe kërkesat ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si pyetje të Serbisë.

“Unë e citoj një deklaratë të kryeministrit në konferencë për shtyp kur i bëhet pyetja në mënyrën më të mirë, gazetarja ia bën pyetjen: Cili është qëndrimi i juaj për Asociacionin, kërkesën e amerikanëve e ndërkombëtareve? – Edhe ai ia kthen që është pyetje e Serbisë, nuk është pyetje e Serbisë, ishte pyetje e rëndësishme, kishte ndikim të madh, ndodhi marrëveshja edhe për atë pikë.

Qeveria ka arritë me i larguar temat kryesore të vendit dhe ka nxjerrë një temë që s’do të duhej të diskutohej”, ka shtuar Ismajli.

Në vend ka pasur reagime rreth këtij artikulli, kryesisht për faktin që RTK-ja transmetoi një pjesë të tekstit dhe ai më pas është shpërndarë prej disa deputetëve të pushtetit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika