“Programi i PDK-së ka disa mangësi”, Bajraktari i ashpër në analizë: Çka do të bëhet me kodin civil në qeverisjen e ardhshme

Avokati, Ardian Bajraktari në analizën e tij rreth programit të shpalosur nga Partia Demokratike e Kosovës [PDK] në sektorin e drejtësisë ka qenë i “ashpër” dhe me kritika se çka pritet të ndodh edhe me qeverisjen e ardhshme në rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Bajraktari theksoi se për çështjet e drejtësisë, PDK-ja “mjaftueshëm” ka marrë “mësime” nga qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Bajraktari në “Debat Analizë” tha se PDK-ja është mirë që ka program por që brenda tij ka mangësi, qoftë tek Ligji për Kodin Civil, Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyret e Prokurorit Special por edhe për kushtet që po mbahen të paraburgosurit në Hagë.

“Mendoj që është mirë që ka program, por brenda për brenda programit ka disa mangësi. Mungesa e një komponenti sa i përket çështjes se Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse, nuk e përmendin fare, siç është Shërbimi Korrektues, Nevojës dhe domosdoshmërisë, rishikimit të ekzekutimit të sanksioneve penale, për faktin se edhe raportet ndërkombëtare e thojnë në pak raste, si njerëz më të pakorruptuar dhe socializuar se që hyjnë aty. Veprat penale të kenë një trajtim më të mirë. Vetëvendosja përpiqen me argumentu. Mjaftueshëm kanë marrë mësim  nga çasja që ka pasur qeverisja aktuale e Kurtit. Plus çasja ka qenë e paduhur në raport me sistemin e drejtësisë, ka qenë cak i vazhdueshëm madje edhe mbi baza ditore”, tha Bajraktari.

Ai shtoi se çasja ndaj Gjykatës Speciale është çështja kryesore e qeverisjes së ardhshme.

“Sa i përket programit, ka disa mangësi. As në program e as në çasjen e tyre, çështja kryesore është çasja ndaj Gjykatës Specializuara dhe cila do të jetë mënyra e komunikimit. Shumë raste ka pasur kur është thënë jopak raste edhe jodomosdoshmëri rishikimit të Ligjit për DHS dhe ZPS i cili ligj nuk kërkon ndonjë procedurë ekstra se ligjet e tjera. Pastaj edhe në raport me mbështetjen juridike dhe ndihmën financiare, pastaj edhe me nevojën e domosdoshmërinë e ndërmarrjes së veprimeve për rishikim të kushteve ku mbahen të paraburgosurit.

Rrëfimet shqetësuese të Haradinaj dhe Ngucati, ku janë shkelur të drejtat. Me një letër dy tri rreshta, mundet Kryçi i kuq me shku me i vizitu dhe të kryhen inspektim tek të paraburgosurit”, vijoi Bajraktari.

Ai shtoi se edhe themelimi i Gjykatës së Punës është çështje pro zhvillimit ekonomik të vendit.

“Ka mangësi edhe në ligjin për Dhomat e Specializuar për faktin se edhe Kushtetuta e thotë se ka çështje të mbikqyrjes, ligji aktual nuk e rregullon. Drejtësia civile, e cila se u tha që do të forcohet por çka do të bëhet konkretisht me kodin civil, a do ta kenë dhe çka do të përmbajë, me theks të veçantë nenin 1138.

P.sh Themelimi i Gjykatës së Punës, si pro zhvillimit ekonomik. Çasje pozitive rishikimi i pozicionit të qeverisë në raport me kontratat kolektive, e në kuadër të tyre hyjnë edhe kategoritë e tjera si çështja e veteranëve, invalidëve dhe kategoritë e dalura nga lufta”, shtoi Bajraktari.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika