Projekti “Korniza e Mbështetjes” ju fton të mendoni jashtë kornizave

Pas dy projekteve të suksesshme gjatë pandemisë, projekti i Grupit NLB Korniza e Mbështetjes po fillon për të tretën herë me radhë

Foto ilustrim





Projekti “Korniza e Mbështetjes” ofron mundësi për kompanitë që i japin rëndësi ideve për qëndrueshmëri.

Shtëpia jonë është në një rajon me njerëz dhe ide të shkëlqyera. Rajoni, i cili ishte ndër të parët që shikoi yjet dhe që planifikoi të shkojë në hapësirë. Ky rajon përbëhet nga njerëz që ndryshuan rrjedhën e historisë dhe botës për mirë. Pasardhësit e tyre e meritojnë mundësinë për të ecur në të njëjtën rrugë.

Kjo është arsyeja pse Grupi NLB ofron projektin Korniza e Mbështetjes për kompanitë nga rajoni që krijojnë mundësi për qëndrueshmëri, ekonomi qarkore dhe për një të ardhme më të mirë.

Me këtë mesazh, sot është hapur zyrtarisht projekti #KornizaeMbështetjes për bizneset vendore në kuadër të të cilit grupi më i madh financiar rajonal NLB do të mbështesë zbatimin e tre ideve më të mira rajonale për biznes të qëndrueshëm me një shumë totale prej 100 mijë euro. Projekti më i mirë do të shpërblehet me çmim prej 50 mijë euro, i dyti me 30 mijë euro dhe i treti me 20 mijë euro.

Pjesëmarrja në projektin #KornizaeMbështetjes është e hapur për të gjitha kompanitë që u japin mundësi ideve dhe projekteve për qëndrueshmëri, pavarësisht nga madhësia apo industria në të cilën operojnë.

Nëse keni një ide të mirë për qëndrueshmëri që nuk është domosdoshmërisht tashmë e pranishme në treg me një produkt ose shërbim specifik, ose nëse keni një ndikim pozitiv, të kuptueshëm dhe të matshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës, atëherë aplikoni online deri më 22 tetor 2022 për të marrë pjesë në projektin #KornizaeMbështetjes. Forma e aplikimit dhe informatat tjera rreth projektit i gjeni këtu: www.nlb-kos.com/korniza

Pas mbylljes së konkursit, komisioni vendor fillimisht do të përzgjedhë 10 idetë më të mira për qëndrueshmëri të bizneseve nga Kosova, të cilët përveç përfitimeve të veçanta bankare, do të vendosen drejtpërdrejt në finalen e madhe rajonale, në të cilën do të jenë gjithsej 60 ide për qëndrueshmëri, pra 60 biznese nga shtatë vende të rajonit ku operon Grupi NLB.

Prandaj, nëse dëshironi të ndiqni të njëjtën rrugë si paraardhësit tuaj – përmes inovacionit dhe një të ardhmeje të qëndrueshme për rajonin, i cili është shtëpia jonë – vizitoni sot faqen e internetit të NLB Banka dhe prezantoni idenë tuaj për të përfituar mbështetjen e duhur!





Shija e redaktorit

Intervistë me Mimoza Hasani-Pllana, flet për poezitë dhe kategoritë e...

“Shtegtimi i shqipes në Evropë”, "Komunikimi ndërkulturor” dhe “Poezia e Kosovës në tri kontekste”, janë disa nga librat e fundit të autores, Mimoza Hasani-Pllana. Talentin...

Qenësia e Zarathustrës së Niçes në shqip nga Taulant Hatia

“Njeriu është diçka që duhet të mposhtet. Njeriu është një litar, i lidhur midis kafshës dhe mbinjeriut - një litar mbi një humnerë. Ajo...

Ndryshimi që erdhi nga protestat e studentëve këmishëbardhë të UP-së

“Liria mund të të mos bëjë të lumtur, por të bën njeri”. Këtë thënie e kujton Driton Lajçi, Nënkryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve...

Më të lexuarat

Kroaci: 11 të vdekur nga aksidenti i autobusit

Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën A4 Zagreb-Goriçan, mëngjesin e së shtunës. Sipas informacioneve jozyrtare janë...

Babai i Marigona Osmanit: Në qoftë se Marigona do të...

Në Shëngjin kishin qëndruar rreth 3-4 orë, në një bisedë me Dardanin, babait të Marigona Osmanit i ishte dukur si njeri i qetë. Për...

Milan Radojçiq: Jam kthyer në Kosovë dhe ju e dini...

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka sfiduar shtetin e Kosovës, duke e postuar një video nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës. Radojçiq, ka...

Të fundit nga rubrika