Projekti milionësh për uljen e ndotjes në Kosova B hyn në fazën finale të përgatitjeve

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar sot se projekti strategjik për “Masat për Reduktimin e Pluhurit dhe De-NOx” në Termocentralin Kosova B ka hyrë në fazën para-implementuese, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve mjedisore në sektorin energjetik.

Një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian nga Brukseli, i kryesuar nga z. Jiri Plecity, Shef i Njësisë, dhe i shoqëruar nga zyrtarë të Zyrës së BE-së në Prishtinë, si dhe përfaqësues të kompanisë kontraktuese dhe ekipit mbikëqyrës, vizitoi dje Termocentralin Kosova B për të parë nga afër përgatitjet për projektin që synon të zvogëlojë ndjeshëm ndotjen e ajrit nga njësitë B1 dhe B2.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Gramos Hashani, prezantoi përparimet teknike të arritura, përfshirë përfundimin me sukses të projektit të dilatimit të kaldajave – një parakusht i domosdoshëm për nisjen e punimeve në elektrofiltra dhe sistemin De-NOx.

Në datën 23 maj, u nënshkrua edhe Amandamenti Nr. 9 i kontratës ndërmjet BE-së dhe kompanisë kontraktuese, me z. Johannes Stenbaek Madsen që përfaqësoi BE-në dhe z. Hashani që përfaqësoi KEK-un si përfitues.

Të gjitha palët – përfaqësuesit e BE-së, KEK dhe kontraktori – konfirmuan përkushtimin për të ecur përpara me dinamikën e paraparë, duke garantuar që Termocentrali Kosova B do të operojë në përputhje të plotë me Direktivat e Emisioneve Industriale të BE-së për ndotjen me pluhur dhe okside azoti (De-NOx).

Ky projekt pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit kur ndotja arrin nivelet më shqetësuese.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika