Projektligji për Arsimin e Lartë në konsultim publik, vlerësohet i mangët

MASHTI e ka vendosur Projektligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë, në diskutimi publik. MASHT-it, ka thënë se ka disa risi siç është vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik. Por me kete nuk pajtohen disa njohës të arsimit

Ministria e Arsimit

Deri më 2 shtator do të jetë në konsultim publik Projektligji për Arsimin e Lartë, i hartuar nga Ministria e Arsimit.

Deri në javën e parë të muajit tjetër, palët e interesit mund të japin komente për këtë projektligj.

Projektligji i ka 59 nene, përfshirë një për vendosjen e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik, financimin e institucioneve publike në bazë të kontratave të përformancës e verifikimin e titujve akademikë të fituar para hyrjes në fuqi të Ligjit

Por, sipas njohësit të arsimit, Xhavit Rexhaj, ka disa çështje që projektligji nuk i adreson.

“Tek pjesa e shkencës mungojnë institutet që është një element shumë i rëndësishëm i zhvillimit të punës shkencore dmth është një seksion që flet për shkencën por nuk ka institutet. Tjetër gjë çka më ka pengu është që Evropën nuk po e shoh shumë, kishte humbur Bolona, kishte humbur cilësia evropiane”, ka thënë Xhavit Rexhaj – Njohës i Arsimit.

Xhavit Rexhaj – Njohës i Arsimit

E sipas ish-ministrit të Arsimit, Shyqeri Bytyqi projektligji është i nevojshëm por nuk ka shumë risi, derisa përmend edhe një problematikë tjetër që mund të shfaqet kur të shkojë për miratim në Kuvend.

“Si ligj është në nivel të mirë të përpilimit por konsideroj që nuk është i rëndësishëm draftligji i arsimit të lartë, problemi edhe atëherë ka qenë edhe vazhdon të jetë miratimi i tij në parlamentin e Kosovës sepse e dijemë që ky është ligj i veçantë dhe duhen votat edhe të Listës Serbe”, ka theksuar Shyqeri Bytyqi – ish-Ministër i Arsimit.

Shyqeri Bytyqi – ish-Ministër i Arsimit

Qëllimi i këtij Ligji është përcaktimi i parimeve dhe krijimi i bazës ligjore për kushtet dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë arsimore, funksionimin dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika